Tahiri: AAK e ka bërë ushtrinë e autostradën, çfarë ka bërë LV-ja?

Tahiri: AAK e ka bërë ushtrinë e autostradën, çfarë ka bërë LV-ja?

“Në 20 vjet e fundit ma shumë ka qeverisë LV-ja se Aleanca e Ardhmërisë për Kosovën (AAK), e unë po ta jap bilancin e qeverisë 18 mujore të Haradinaj dhe qeverisë 4 vjeçare të Kurtit,” tha Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Gjatë diskutimit me Dibran Hoxhën, Tahiri i thotë se për 18 muaj AAK-ja ka punuar më shumë se qeveria Kurti në 4 vjet qeverisje.

“Qeveria Haradinaj e ka bërë ushtrinë e Kosovës, e kemi bë statutin e Trepçës, i kemi bërë 50km autostradë, i kemi nisë autostradat që kanë qenë të buxhetuar, i kemi bërë ligjet për administratë shtetërore, ligjin e pagave, a bënë me ditë çka kanë bërë këta,” u shpreh Tahiri në TV Dukagjini.