Sylas Gabriel vazhdon me Trepçën

Sylas Gabriel vazhdon me Trepçën

Sulmuesi 22-vjeçar, Sylas Gabriel, do të vazhdojë me klubin mitrovicas, Trepçën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

“Sulmuesi 22-vjeçar, Sylas Gabriel, do të vazhdojë të mbajë fanellën Gjelbërt e Zi edhe për edicionin e ri”, thotë njoftmi i klubit.

“Me shpejtësinë, teknikën dhe përkushtimin e tij në fushë, Sylas ka treguar se është një pjesë kyçe e repartit ofensiv të ekipit tonë”.