Sven Goran-Eriksson po vuan nga kanceri
Ish-trajneri i Anglisë, Sven Goran-Eriksson, ka zbuluar që po vuan nga kanceri.
Ai madje ka thënë që në rastin më të keq e ka më pak se një vit jetë, ndërkaq në rastin më të mirë mund të jetojë pak më shumë se një vit.
“Nuk është [prognoza e mirë]. Të gjithë hamendësuan që kisha kancer dhe kam. Por duhet të luftoj për aq gjatë sa mundem”, ka thënë Goran-Erikssoni për radiostacionin P1 në Suedi.
“Por ju mund t’i shihni gjërat pozitive, dhe të mos zhyteni në fatkeqësi sepse kjo sigurisht që është fatkeqësi më e madh, por nxirr diçka të mirë prej kësaj”