Sveçla: Vetëm sot, 29 qytetarë konvertuan patentë-shoferët ilegalë në ato RKS
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se ka nisur zbatimi i vendimit të ministrisë që ai udhëheq për konvertimin e patentë-shoferëve që lëshohet nga strukturat serbe, që Kosova i konsideron ilegale, në ato të lëshuara nga Republika e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se vetëm më 10 maj, 29 qytetarë nga nëntë komuna të Kosovës kanë konvertuar këto dokumente.
“Kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët tanë që pas pajisjes me patentë-shoferë të Republikës sonë, të kenë mundësinë të qarkullojnë lirshëm brenda vendit tonë”, shkroi Sveçla në Facebook.