Sveçla: 40 serbë u bënë pjesë e Policisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se nga fillimi i vitit 2024, 40 serbë iu kanë bashkangjitur Policisë së Kosovës.
Kjo deklaratë e tij e pasoi atë të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se ky vit është vit i integrimit të komunitetit serb.
Sveçla tha se numri aktual i serbëve të inkuadruar në polici, përbën 5 përqind të numrit të përgjithshëm.
“Shumë të tjerë do t’i bashkohen luftës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Sveçla.
Derisa më herët Kurti, i prezantoi disa statistika duke thënë se qytetarët serbë deri më tani gjatë këtij viti i kanë marrë mbi 7 mijë pasaporta të Kosovës dhe 6 mijë e 800 letërnjoftime të shtetit të Kosovës.