
Superliga sot vazhdon me dy superndeshje
Java e 30-të e Superligës do të vazhdojë sot me dy superndeshje që nisin nga ora 15:00.
Në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli’74 do t’i bëjë konak kampionit në fuqi Ballkanit.
Nikli tashmë e ka të sigurt rënien në Ligën e Parë, ku gjendet në fund të tabelës me 14 pikë, ndërsa Ballkani në pozitën e dytë me 53 pikë.
Ndërkaq, Gjilani, do të presë në shtëpi Dukagjinin e Ismet Munishit.
Fitorja për këto dy skuadra është tejet e rëndësishme.
Gjilani, gjendet në pozitën e shtatë me gjithsej 38 pikë, dy më pak se kundërshtari i saj, Dukagjini në pozitën e tetë.