
Super-Inter në Bergamo, zikaltërit triumfojnë ndaj Atalantës dhe marshojnë drejt titullit
Inter merr një fitore të rëndësishme në luftën për titull. Zikaltërit fituan 0-2 në Bergamo, ndaj Atalantës.
Një krosim i Calhanoglu nga goditja e këndit gjeti Carlos Auguston, i cili realizoi me kokë. Në minutat e fundit, ishte Lautaro që shënoi golin e qetësisë për kampionët e Italisë.
Inter kryeson me 64 pikë, përfiton në maksimum nga gabimi i Napolit, me këta të fundit që kanë 3 pikë më pak. Atalanta është e 3-ta me 58 pikë. /BW