Sulmi në Moskë, Putin: Janë arrestuar të gjithë të dyshuarit, tentuan të arratiseshin në Ukrainë
Vladimir Putin ka filluar të flasë, duke i quajtur të shtënat e mbrëmshme një “sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar” dhe duke thënë se të përfshirët u përpoqën të arratiseshin dhe të kalonin në Ukrainë.
“Të katër autorët e drejtpërdrejtë të sulmit terrorist, të gjithë ata që qëlluan dhe vranë njerëz, u gjetën dhe u ndaluan”, thotë ai.
“Ata u përpoqën të fshiheshin dhe u nisën drejt Ukrainës, ku sipas të dhënave paraprake u përgatit një dritare në anën ukrainase për të kaluar kufirin shtetëror”, pohon ai, raporton Skynews.
Ukraina ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje.
Gjithsej 11 persona u arrestuan, shton presidenti – ndërsa shërbimet e sigurisë thanë më herët se shtatë të arrestuarit e tjerë ishin bashkëpunëtorë.
Putini shpall një ditë zie për nesër dhe u shprehu ngushëllimet e tij familjeve të të vrarëve në sulm.
“Terroristët, vrasësit mund të presin vetëm një gjë, ata mund të presin dënim”, thotë ai.
“Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundon ai.