Sulmi me thikë në Britani, vriten dy fëmijë, disa të plagosur

Sulmi me thikë në Britani, vriten dy fëmijë, disa të plagosur

Dy fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi u qëlluan më thikë nga një 17 vjeçar në Britaninë e Madhe. Ngjarja ndodhi pasditen e të hënës në një kamp veror ne Southport, ku autori i maskuar goditi me thike fëmijët e moshave 3-12 vjeç të cilët ndodheshin atje.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, agresori u pa të vraponte në rrugë dhe të qëllonte këdo që gjente përpara, pa dallim, para se të arrestohej nga policia.

Nga sulmi mbetën të lënduar edhe nëntë fëmijë të tjerë nga të cilët gjashtë janë në gjendje kritike. Mes të plagosurve janë po ashtu edhe dy të rritur të cilët besohet se ndërhynë për të mbrojtur fëmijët nga autori.

17-vjeçari u arrestua pak pas ngjarjes. Hetimi është ende në fazat e hershme dhe motivi është ende i paqartë, por policia nuk e ka quajtur si terrorist.

Kryeministri i Britanisë së Madhe e cilësoi sulmin të tmerrshëm dhe tha se i gjithë vendi është tronditur prej tij.

Zona ku ndodhi ngjarja u izolua nga policia për pak kohë e cila mori në pyetje dëshmitarët si dhe mblodhi kamerat e sigurisë për të krijuar një panoramë edhe më të qartë të këtij sulmi të rëndë.