HomeAktualeSulmet ruse në Kiev, Zelensky e ndërpret vizitën në Irlandë

Sulmet ruse në Kiev, Zelensky e ndërpret vizitën në Irlandë

spot_img

Forcat ruse sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev të enjten, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur më shumë se 50 të tjerë, ndërsa dronët dhe raketat goditën ndërtesa banimi në atë që Rusia e quajti një hakmarrje për sulmet e fundit ndaj infrastrukturës së saj civile.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar më parë për një sulm të mundshëm gjatë natës dhe tha se po e shkurtonte vizitën e tij në Dublin për fillimin e mandatit gjashtëmujor të Irlandës në presidencën e rradhës të BE-së.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, duke shkruar në Telegram, tha se 10 persona u vranë, ndërsa dëmet përfshinin gjashtë kate të një pallati apartamentesh që ishte shembur pjesërisht pas një goditjeje të drejtpërdrejtë nga një predhë ruse, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, tha se 56 persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën dhe tre duzina vende në të gjithë qytetin ishin dëmtuar në sulme. “Armiku edhe një herë ka shënjestruar qëllimisht lagjet e banimit dhe ka vrarë civilë. Kemi pësuar dëme të mëdha dhe një numër të konsiderueshëm viktimash, përfshirë fëmijë”, shkroi ai në Telegram.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...