Sulmet izraelite vrasin 42 njerëz në Gazë
Sulmet izraelite nëpër Rripin e Gazës i kanë vrarë 42 njerëz të mërkurën, pasi ushtria izraelite e ka vazhduar rrethimin e pjesëve të enklavës palestineze duke i përqendruar trupat përreth spitaleve dhe strehimoret e refugjatëve, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë dhe banorët.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thanë se nuk do të ishin në gjendje të fillonin fushatën vaksinimit kundër poliomielitit në veriun e Gazës siç ishte planifikuar, për shkak të bombardimeve të ashpra, zhvendosjes masive dhe mungesës së qasjes, shkruan Rel.
Forcat izraelite filluan operacionin në veri rreth tre javë më parë për, siç thanë, ta parandaluar rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.