Suhareka dhe Rahoveci po bëhen me stadiume

Suhareka dhe Rahoveci po bëhen me stadiume

Suhareka dhe Rahoveci, do të bëhen me stadiume.

Njoftimi u bë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Çeku tha se janë hapur konkurset e projektimit.

Ai po ashtu bëri të ditur se Komuna e Fushë Kosovës, do të bëhet me palestër të gjimnastikës.

“Të trija komunat tashmë i kanë përfunduar me sukses procedurat e ndarjes së lokacioneve. I ftojmë studiot e arkitekturës që të bëhen pjesë e këtyre konkurseve me projekte kreative e profesionale në shërbim të sportit e sportistëve tanë”, tha Çeku.

“Vazhdojmë pa humbur kohë në konsolidimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitje për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030”.