Studenti shqiptar në Pragë: Isha afër vendit ku u kryen vrasjet
Çekia ka shpallur të shtunën ditë zie, pas vrasjes së 14 personave në Universitetin Charles në Pragë.
Viktimat e sulmit të djeshëm u nderuan sot nga studentë e profesorë, të cilëve iu bashkua edhe kryeministri çek e diplomatë të tjerë.
Këtë ngjarje, studenti shqiptar në këtë universitet në Pragë, Romario Zoga, e përshkroi si shokuese dhe se nuk gjen fjalë për ta përshkruar.
“Unë nuk kam qenë shumë larg nga vendi i ngjarjes. Isha rreth 10-15 minuta larg universitetit. Kudo nëpër rrugë shihet që njerëzit ishin disi të trembur. Shihje të gjithë ose në rrugë ose në metro që po e ndiqnin ngjarjen live hap pas hapi dhe flisnin me familjarët e tyre se ku ishin dhe si ishin”, deklaroi Zoga për Klan Kosova.