HomeAktualeStudentët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Studentët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

spot_img

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë protestuar të hënën shesheve të Prishtinës me pankarta dhe parulla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi dhe djali i Salih Mustafës.

Në pankartat e protestuesve studentë shkruhej “Jo në emër të studentëve”, “Çlirimtarë nuk jeni vetëm, studentët janë me ju”, “Në emër të popullit të Kosovës, lirojeni”, ndërsa u kërkuar që lufta çlirimtare të mos barazohet me krimet individuale.
Studenti Donart Humolli, gjatë marshit të studentëve, ka thënë se rinia e Kosovës nuk pranon atë që e konsideron gjykim të padrejtë ndaj atyre që, sipas tij, mundësuan lirinë e vendit.

Humolli ka deklaruar se nuk ka gjykatë apo vendim që do ta ndryshojë mënyrën se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët, duke theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë në çlirimin e Kosovës. “E kuptojmë se jemi fatlumë që bëjmë pjesë ndër brezat e parë të këtij kombi që e shijoi lirinë, pa e përjetuar tmerrin e luftës. Por po ashtu, e kuptojmë qartë se kjo liri nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se liria nuk do të ishte e mundur as pa mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot, studentët dhe rinia e Kosovës qëndrojnë të bashkuar me besimin e patundur tek Perëndimi. Ashtu siç Perëndimi nuk e lejoi padrejtësinë në vitet ’98 dhe ’99, por u bë aleat i UÇK-së, për të sjellë lirinë, ashtu besojmë se do të mbetet aleat edhe sot, duke mos lejuar asnjë padrejtësi ndaj vetë aleatit të tij, luftëtarëve të UÇK-së”, tha ai.

Humolli ka thënë se rinia e Kosovës sot jeton në një shtet të pavarur, demokratik dhe multietnik, duke theksuar se përvoja e popullit të Kosovës me shtypjen dhe padrejtësinë, sipas tij, e bën të papranueshëm një trajtim të tillë ndaj të tjerëve

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...