
Stefan Naumcheski i bashkohet FC Prishtinës
Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut është përforcimi i tretë i skuadrës sonë gjatë afatit kalimtar të janarit. Futbollisti 25-vjeçar vjen nga Brera Strumica, ekip që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Në karrierën e deritanishme, ai ka qenë pjesë edhe e klubeve Vardar me të cilën ka dal kampion, teksa ka luajtur edhe për Tikves, Metalurg dhe Pobeda.
Po ashtu, Naumcheski ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut në grupmoshat U18, U19, U20 dhe U21.
FC Prishtina i uron mirëseardhje Stefan Naumcheski-t dhe suksese me fanellën bardhekaltër.
