HomeEkonomiStatistikat për thëngjillin, 20 për qind më shumë prodhuar në prill të...

Statistikat për thëngjillin, 20 për qind më shumë prodhuar në prill të 2026-s se në të njëjtin muaj në vitin paraprak

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e energjisë për muajin prill 2026 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Referuar këtyre statistikave del që është prodhuar më shumë thëngjill në prill 2026, sesa në prill 2025.

“Prodhimi i thëngjillit për muajin prill 2026 ishte 826 993 mijë ton, që paraqet një rritje prej 20,70 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar”, bëhet e ditur nga të dhënat e ASK-së.

Agjencia më tej ka njoftuar edhe lidhur me konsumin e energjisë elektrike.
Sipas ASK-së, konsumi i energjisë elektrike ishte 460 66 GWh ose 5,58 % më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 567 64 GWh ose
(-0.07 %) më e ulët krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 16,36 %.

Importi i energjisë elektrike në prill të vitit 2026 ishte 335,29 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 203, 27 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...