Starmer: Putin po luan lojëra me propozimin e Trumpit për luftën në Ukrainë

Starmer: Putin po luan lojëra me propozimin e Trumpit për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer, para nisjes së samitit virtual të mëngjesit të sotëm për Ukrainën, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin po luan lojëra me marrëveshjen e ShBA-së për një armëpushim të luftës në Ukrainë.

Ndër tjera, ai ka deklaruar se nëse Putin nuk bindet për përfundimin e luftës, Perëndimi duhet të rrisë presionin ekonomik ndaj Rusisë.

“Ne nuk mund të lejojmë që presidenti Putin të luajë lojëra me marrëveshjen e presidentit Trump. Mospërfillja e plotë e Kremlinit për propozimin e presidentit Trump për armëpushim shërben vetëm për të demonstruar se Putini nuk është serioz për paqen”, tha Starmer.

Në fillim të kësaj jave, Vladimir Putin tha se ishte dakord me idenë e një armëpushimi në Ukrainë, por tha në një konferencë për shtyp se “pyetjet” mbeten në lidhje me natyrën e një armëpushimi.

“Nëse Rusia më në fund vjen në tryezë, atëherë ne duhet të jemi gati të monitorojmë një armëpushim për të siguruar që të jetë një paqe serioze dhe e qëndrueshme,” shton Starmer.

“Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë ne duhet të sforcojmë çdo gjë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë për të siguruar një fund të kësaj lufte”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.