Stano e konfirmon: Lajçaku nesër në Kosovë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar se nesër emisari special për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë për vizitë në Kosovë.
“Po, emisari special i BE-së Lajçak do ta vizitojë Kosovën nesër”, tha Stano për Klankosova.tv.
Ndërsa, për sa i përket raportimeve se e para e shtetit, Vjosa Osmani, e ka refuzuar një takim me Lajçakun gjatë Forumit GLOBSEC në Pragë, Stano tha për Klankosova.tv se për këtë duhet pyetur presidenca.
“Për takimet e presidentes Osmani, yiu duhet ta pyesni zyrën e saj rreth asaj se kë e takon, kë nuk e takon dhe pse”, tha Stano.
Stano nuk bëri të ditur se me kë pritet të takohet nesër emisari Lajçak, gjatë vizitës së tij në Kosovë.