Sqarim nga Hykmete Bajrami për reagimin e ZRrE-së

Sqarim nga Hykmete Bajrami për reagimin e ZRrE-së

Sqarim për reagimin e ZRrE-së

Falënderoj publikisht Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që sot na pritën në takim dhe për rreth një orë diskutuam për kërkesën e deputetëve dhe mundësinë e anulimit të vendimeve apo shtyrjes së tyre për një vit.
Që ZRrE është institucion i pavarur sipas Ligjit askush nuk e mohon, por gjithashtu është e vërtetë që disa herë ne takim z. Fejzullahu e ka potencu se e vetmja mënyrë për tu adresuar kërkesa e deputetëve është që Qeveria të subvencionojë dallimin në tarifa që sipas juve që 1300 biznese të qëndrojnë në treg të rregulluar kushton rreth 50 milionë Euro. Në takim gjithashtu keni përmendur vitet e kaluara kur Qeveria ka ndërhyrë me subvencione dhe faktin që kësaj herë s’ka pasë gatishmëri nga ana e tyre për subvencionim.

Ne besojmë se përtej interpretimeve që nuk sjellin asgjë duhet të merremi seriozisht me problemin dhe problemi është ky: ZRrE pavarësisht se ka licencuar 19 operatorë, energji për biznese po ofron vetëm KESCO, e me një ofertues nuk ka konkurrence të lirë andaj deri në funksionalizimin e konkurrencës – tregut të lirë ZRrE nuk mund të kërkojë nga bizneset të dalin në tregun që nuk ekziston.
Rritja e çmimit për 260% për një prodhues vendor që tashmë ka kontrata eksporti për vit është fatale andaj të gjejmë zgjidhje për ata e të mos merremi me njëri tjetrin. Ne dhe ju kemi përgjegjësi ndaj tyre me shumë se ndaj njeri tjetrit.