SPK kërkon rritje të pagave prej dy koeficientësh
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar me anë të një kumtese për media, duke thënë se nuk pajtohen me vlerën e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave.
“SPK përshëndet çdo vendim të Qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe mbështet idenë që kjo rritje të jetë lineare për të gjithë punonjësit. Megjithatë, SPK vlerëson se shuma e propozuar për këtë rritje nuk përkon me nevojat reale të punonjësve, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, si dhe nivelin e pagave të policisë në shtetet e rajonit tonë”, thuhet në kumtesë.
Më tej theksohet se duke u nisur nga këta faktorë, SPK kërkon që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet duke përfshirë një rritje totale prej dy koeficientësh.
Më tej theksohet se duke u nisur nga këta faktorë, SPK kërkon që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet duke përfshirë një rritje totale prej dy koeficientësh.
“Konkretisht, sugjerohet që rritja e parë të zbatohet në janar për një koeficient dhe e dyta në qershor për një koeficient shtesë. Kjo qasje do të siguronte një mbështetje të qëndrueshme ekonomike për punonjësit tanë, duke përputhur pagat me rritjen e kostos së jetesës dhe me standardet e rajonit”, theksuan nga SPK.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën bëri të ditur se Qeveria do t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025.