Specialja njofton se Haxhi Shala nesër në ora 14:00 del para Gjykatësit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se paraqitja e parë e Haxhi Shalës do të mbahet më 13 dhjetor në orën 14:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Paraqitja e parë do të mbahet në seancë publike.
“Paraqitja e parë e Haxhi Shalës është caktuar të mbahet më 13 dhjetor 2023 në orën 14:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Paraqitja e parë do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë Gjykatësi i Procedurës Paraprake garanton respektimin e të drejtave të të akuzuarve, përfshirë të drejtën për përfaqësim juridik, dhe se të akuzuarit i kuptojnë akuzat e paraqitura kundër tyre.”
“Paraqitja e parë mund të ndiqet nga faqja elektronike me një vonesë të shkurtër në https://www.scp- ks.org/sq/transmetim. Gjithashtu, seanca mund të ndiqet dhe nga galeria publike e sallës së gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjithashtu, në ndërtesën e DHSK-së gjendet dhe një qendër e posaçme për mediat, ku gazetarët mund të punojnë dhe të ndjekin procesin me një vonesë të shkurtër.”