
Specialja liron Haxhi Shalën, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, ka vendosur të modifikojë dënimin e Haxhi Shalës për të mundësuar lirimin e tij me kushtet e përcaktuara në vendimin e saj.
“Këto kushte do të vazhdojnë të zbatohen për pjesën e mbetur nga 3 vitet e dënimit të tij. z. Shala u lirua dhe u kthye në Kosovë më 10 shkurt”, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara në Hagë, derisa kanë njoftuar edhe për limin me kusht edhe për Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun. “Në vendimet e tij të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Smakaj dhe z. Fazliu në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ende ekzistonte njëfarë rreziku që, në qoftë se lirohen, si z. Smakaj ashtu edhe z. Fazliu mund të pengojnë ecurinë e procesit, ai arriti në përfundimin se e drejta themelore e tyre për liri peshon më shumë se këto rreziqe”, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara në Hagë.
