HomeAktualeSpecialja bojkotoi raportin e ekspertëve britanikë në Hagë, reagon avokati i Hashim...

Specialja bojkotoi raportin e ekspertëve britanikë në Hagë, reagon avokati i Hashim Thaçit

spot_img

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka reaguar sot pasi Gjykata Speciale ka bojkotuar raportimin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe ekspertëve britanikë lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.

Misetiq ka thënë se Avokati i Popullit të Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit po luajnë rol jetik në ofrimin e garancive për të drejtat e njeriut.

“E drejta për një gjykim publik është një gur themeli i jurisprudencës së të drejtave të njeriut. Mbikëqyrja nga publiku siguron llogaridhënie institucionale, duke i mundësuar publikut të monitorojë prokurorët dhe gjykatat, në mënyrë që shkeljet procedurale dhe materiale të mund të identifikohen dhe korrigjohen”, ka shkruar Misetiq.

Ai ka pasur kritika për organizatat prestigjioze si Human Rights Watch dhe Amnesty International, duke thënë se shpesh këto organizata ndryshojnë qasje në nivel ndërkombëtar dhe përfundojnë duke mbrojtur vetë institucionet, ndërkohë që në vazhdimësi mbrojnë të drejtat e të akuzuarve.

“Për fat të keq, gjatë gati 30 viteve të praktikës sime para gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare, kam vërejtur se organizatat e mëdha joqeveritare, si Human Rights Watch dhe Amnesty International, të cilat mbrojnë me vendosmëri të drejtat e të akuzuarve në nivel kombëtar, shpesh ndryshojnë qasje në nivel ndërkombëtar dhe përfundojnë duke mbrojtur vetë institucionet. Ky ndryshim sistemik i lë të pandehurit në proceset ndërkombëtare të izoluar, pa monitorimin objektiv të jashtëm që është i nevojshëm për të garantuar të drejtat e tyre”, ka shtuar tutje Misetiq.

Ai ka thënë se avokati i Popullit i Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit meritojnë vlerësim për faktin se po i japin kuptim konkret dhe zbatim real të drejtës për një gjykim publik në procesin Thaçi dhe të tjerët.

Gjatë ditës, Klan Kosova ka raportuar se përfaqësuesit e Gjykatës Speciale dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin e mbyllur të thirrur në Hagë, ku po prezantohet raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC). /Klankosova.tv

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...