Specialja arreston Fahri Fazliun, i njëjti thuhet se në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeç
Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.
Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.
Ai ka shkruar se Gjykata Speciale në mungesë të fakteve për krime lufte, po vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën luftës së UÇK-së ishin fëmijë.
“Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar. Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi”, ka shkruar Klinaku.
Ai ka shtuar se për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh.