Spanjë – Gjermani, klasikja që ka prodhuar 6 tituj të Evropës

Spanjë – Gjermani, klasikja që ka prodhuar 6 tituj të Evropës

Faza çerekfinale në “Euro2024” nis me një super përballje, ku mes vete ndeshen dy kombëtaret më të suksesshme të Kampionatit Evropian.

Spanja dhe Gjermania e kanë fituar nga 3 herë këtë kompeticion, derisa një përballje e kishin edhe në finale, ku spanjollët në vitin 2008 triumfonin me golin e Fernando Torres.

Mes vete këta dy kundërshtarë janë përballur 17 herë në histori, ku 6 duele i kanë fituar “Pancerët”, 5 të tjera “Furia e Kuqe”, kurse 6 barazime të prodhuara mes tyre, u mbyllën me shifrat e njëjta, 1-1.

Fitorja më e thellë i ka takuar Spanjës, që në kuadër të Ligës së Kombeve, demoluan 6-0 Gjermaninë në vitin 2020, derisa këta të fundit rezultatin më të mirë e regjistruan 4-1 në miqësoren e vitit 2000.

Kjo përballje “titanësh” zhvillohet të premten në “Stuttgart Arena”, me fillim në orën 18:00.