Spanja shkon në finale

Spanja shkon në finale

Spanja është finalistja e parë e këtij kampionati Europian pas fitores me përmbysje kundër Francës në Mynih me rezultatin 2-1.

Sfida nisi me mjaft ritëm të lartë.

“Gjelat” zhbllokuan takimin që në minutën e nëntë me Kolo Muani, i cili shfrytëzoi në maksimum krosimin e Mbappe.

Iberikët u vendosën në kërkim të golit të barazimit, por hasi mjaft vështirësi, pasi prapavija e skuadrës së Deschamps i kishte marrë masat.

Kylian Mbappe u shfaq në të 18-tën me një rast të rrezikshëm, duke shkaktuar drithërima në stadium.

Në minutën e 21-të, Yamal realizoi një kryevepër, duke vendosur ekuilibrat. Goli i përmbysjes erdhi nga Olmo, i cili goditi nga brenda zonës, duke u ndihmuar kështu nga një devijim i Kounde.

Në minutën e 75-të, Theo Hernandez pati një shans të artë, por nga brenda zonës, gjuajtja e mbrojtësit anësor linte për të dëshiruar.

Morata me shokë ulën ndjeshëm ritmin e lojës, duke fituar sekonda të çmuara, në fundin e takimit.

Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, pavarësisht rasteve. Spanja shkon në finalen e madhe, aty ku do përballet me fituesin e Angli-Holandë.
Zhgënjimi i përket krahut tjetër, Mbappe me shokë kthehen në shtëpi përpara kohe.