Sot vranët, diku-diku do të bie edhe shi

Sot vranët, diku-diku do të bie edhe shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe diku do të bien edhe riga shiu, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu”, thotë IHK-ja.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1C deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 3°C deri në 6°C”.

“Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”.