Sot vendimi për Sali Berishën
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) jep sot vendimin për Sali Berishën, për të cilin është kërkuar nga Gjykata e Posaçme SPAK një masë më e forte sigurie, ajo e arrestit.
Seanca e sotme në GJKKO mendohet se do të zgjasë, ndërsa do të mbahet me dyer të mbyllura.
Sali Berisha po hetohet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Në kërkesën drejtuar GJKKO, SPAK-u kërkon masë më të rëndë për Berishën.
Ligji i jep pesë ditë Gjykatës, për të marrë në shqyrtimin kërkesën e SPAK dhe gjyqtarja Irena Gjoka pritet që në seancën gjyqësore të së martës të thërrasë për të dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim Sali Berisha dhe avokatët e tij.
Në seancën plenare të 21 dhjetorit, Kuvendi mes tensioneve votoi dhënien e autorizimit për SPAK.