Sot vazhdon seanca konstituive

Sot vazhdon seanca konstituive

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet sot në orën 12.00.

Zhvillimi vie pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani që të mos bllokohet procesi i formimit të institucioneve të reja qeverisëse.

Partitë e opozitës, LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.