
Sot vazhdimi i katërt i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar pasdite përpjekjen e katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe formimit të Qeverisë së re, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Vazhdimi i seancës së ndërprerë të shtunën do të nisë në orën 15:00, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve në rend dite.
Konstituimi i Kuvendit mbeti në gjysmë të shtunën kur kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.