
Sot tentativa e 50
Sot nga ora 11:00 shënohet seanca e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Legjislatura e nëntë e kuvendit nisi me probleme që në start, pasi deputetët nuk votonin për disa seanca raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Komisioni për verifikimin e mandateve, Lëvizja Vetëvendosje pati propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të kuvendit, e të cilën në votim të hapur e provoi në disa seanca por që s’arriti t’i mblidhte votat e nevojshme, pasi në sallë numrin maksimal të votave i pati 57.
Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, e ndërroi mënyrën e votimit nga në të hapur në të fshehtë, duke e propozuar formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë.
Propozimi i Deharit për Komision për Votim të Fshehtë nuk i mori votat e nevojshme që të kalohej në këtë procedurë.
