‘Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Vetëvendosjes’
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se PDK-ja ka qenë këmbëngulëse në themelimin e Komisionit Hetimor për aferat korruptive në fushën e energjisë.
“Publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet tona që i kemi ngritur gati tre vite më parë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Ajo ka shtuar se: “Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje. Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e kërtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë”, ka deklaruar Çitaku.