Sot takohen Albin Kurti e Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pranuar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një takim pune, i cili do të ndodh sot.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënsi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili është shprehur se qëndrimi i PDK-së është i qartë, sipas tij, rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ndërkaq, takimi mes Kurtit dhe Krasniqit pritet të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:30.