Sot takim i ri në Bruksel për çështjen e dinarit serb në Kosovë

Sot takim i ri në Bruksel për çështjen e dinarit serb në Kosovë

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, do të mbajnë takime të reja sot në Bruksel, për t’i vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për transferimin e mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.

Ky do të jetë takimi i pestë mes kryenegociatorëve të dy vendeve për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia, do të takohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për këtë çështje.

Mund të ketë edhe takime të përbashkëta mes tyre, nëse ka gatishmëri nga palët për një gjë të tillë.