Sot nis “play-offi” në basketboll

Sot nis “play-offi” në basketboll

Sot nis faza e “Play-offit”, garë ku do të vendoset edhe për kampionin e ri të Kosovës në basketboll.

Priten ndeshje tejet interesante, ku publiku në tribuna dhe tifozët pranë ekraneve televizive do të përjetojnë kënaqësi maksimale, nga faza çekfinale e deri në finale.

Në këtë garë si e para hyn Trepça, me 25 fitore e tri humbje.

E dyta u rendit Peja, me 19 fitore e nëntë humbje janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Mitrovicasit kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, derisa pejanët duan të mbrojnë titullin e kampionit.

Në çerekfinalen e parë, përballë njëri-tjetrit do të luajnë Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi.

Therandasit që përfunduan në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje duan gjysmëfinalen, derisa përballë kanë prizrenasit që u renditën në vendin e gjashtë me 11 fitore e 17 humbje.

Duel tjetër, tejet interesant pritet të jetë ai në mes të Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, që zunë pozitat katër dhe pestë në renditjen tabelare.

Prishtinasit e përfunduan edicionin e rregullt me 16 fitore e 12 humbje, kurse kuqezinjtë me 13 fitore e 15 humbje.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa kampion shpallet skuadra me tri fitore.