Sot nis java e tetë e Superligës, Dukagjini udhëton në Ferizaj

Sot nis java e tetë e Superligës, Dukagjini udhëton në Ferizaj

“Shikojeni veprimin e portierit, çfarë të them” ishin fjalët e komentatorit Emanuell Syla, kur Altik Muhaxhiri pranonte gol skandaloz, duke i dhënë epërsinë Ferizajit e që do të rezultonte determinues për atë ballafaqim ndaj Dukagjinit, në fund të edicionit 2022/23.

Por pavarësisht sigurimit të zonës së barazhit me anë të një goli që mori dhenë edhe në media ndërkombëtare, skuadra e Ferizajit nuk qëndroi në elitën futbollistike të Kosovës, pasi në finalen për mbijetesë, u mposht nga Liria e Prizrenit, njofton Klankosova.tv.

Në rrethana krejtësisht tjera tani, stadiumi i qytetit në Ferizaj është arena e përballjes mes “Ujqëve” dhe “Hithave”, e cila në fakt edhe e nis kampanjën e ndeshjeve të javës së tetë në Albi Mall Superligë.

Ky ballafaqim fillon në orën 15:00 dhe tranmetohet direkt në platformën gjigante Art Motion (Sport 1), raporton Klankosova.tv.

Ndërkohë në po të njejtin kanal, gjatë ditës së nesërme vjen derbi i madh i Anamoravës, ku Drita e pret Gjilanin. Pos në Sport 1, ky super duel do të transmetohet direkt edhe në Klan Kosova.

Po të shtunën, Prishtina është ‘nikoqire’ e Feronikelit’74, ndeshje kjo që poashtu vjen përmes platformës Art Motion (Sport 2).

E diela është e rezervuar për derbin e madh të Superligës, ku në arenën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, zbresin për t’i matur forcat, nënkampioni dhe kampioni.

Llapi – Ballkani vjen direkt përmes kanalit Sport 1, kurse përballja e fundit e javës së tetë, ndërmjet Suharekës dhe liderit të kampionatit, Malishevës, transmetohet në Sport 2.