Sot në Podujevë mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun
Sot në Podujevë do të mbahet marsh për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët të të ndjerit disa ditë më parë.
Marshi pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00, ku marshuesit do të nisen nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të shkuar deri tek komuna e Podujevës.