Sot mbyllet xhiroja e 28-të e Superligës me dy ndeshje tejet interesante

Sot mbyllet xhiroja e 28-të e Superligës me dy ndeshje tejet interesante

Sot do të mbyllet xhiroja e 28-të e Superligës në futboll, me dy lojë tejet interesante.

Në stadiumin “Liman Gegaj”, do të zhvillohet përballja mes Malishevës e cila e ka pozitën e tretë në tabelë me 44 pikë dhe lideres së tabelës, Dritës, e cila i ka fiks 60 pikë.

Kjo ndeshje nis nga ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion.

Një lojë mjaft e fortë pritet të zhvillohet në Gjilan, ku skuadra e cila bart këtë emër do t’i bëjë konak Llapit të Tahir Batatinës, njofton Klankosova.tv.

Llapjanët do ta kërkojnë fitoren për t’i ikur rënies nga Superliga, derisa gjilanasit gjenden në pozitën e pestë me 38 pikë dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Ndeshja nis nga ora 15:00 dhe transmetohet në Sport 2 të platformës më të madhe televizive, Artmotion.