
Sot mbyllet Tiktoku në Shqipëri
Nga sot në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e TikTokut për një periudhë 1-vjeçare.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka kërkuar edhe zyrtarisht mbylljen e TikTok në Shqipëri nga kompanitë e internetit, transmeton Klankosova.tv.
Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), AKEP kërkon që të bllokohet aksesi në rrjetin sociale që numëron rreth 1.5 milion përdorues në vendin tonë, raporton A2CNN.