Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Federata e Futbollit të Kosovës ka theksuar se kjo është nhë ditë e rëndësishme, e paharrueshme dhe historike për të gjithë.
“Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim dhe u jemi mirënjohës gjeneratave të tëra të futbollistëve, donatorëve si dhe drejtuesve të federatës në epoka të ndryshme: Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani dhe legjenda Fadil Vokrri! Së bashku, kemi ndërtuar një histori suksesi në futboll dhe jemi të vendosur për të siguruar një të ardhme të ndritshme për sportin dhe vendin tonë!”, thuhet në njote FFK-së.