HomeAktualeSorenseni takohet me Piercen, në fokus dialogu Kosovë - Serbi

Sorenseni takohet me Piercen, në fokus dialogu Kosovë – Serbi

spot_img

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka zhvilluar takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ku janë diskutuar zhvillimet në procesin e dialogut dhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një njoftimi, Sorenseni ka bërë me dije se me Piercen kanë biseduar për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm diplomatik në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi si dhe për domosdoshmërinë e ruajtjes së ritmit të procesit që synon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim.

Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë objektiv të përbashkët për avancimin e procesit të normalizimit dhe stabilitetit në rajon, duke vlerësuar koordinimin ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë si element kyç për suksesin e dialogut.

Takimi vjen në një periudhë kur dialogu Kosovë – Serbi mbetet në fokus të diplomacisë ndërkombëtare, me thirrje të vazhdueshme për shtimin e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...