Sonte Ballkani luan ndeshjen vendimtare në Conference League

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, sonte do ta luajë ndeshjen vendimtare në UEFA Conference League.

Në “Maksimir”, skuadra nga Suhareka do të jetë mysafire e gjigandit kroat, Dinamo Zagreb.

Kjo lojë do ta vendos fatin, nëse kampioni i Kosovës do të vazhdojë tutje në fazën e eliminimit direkt, në UECL.

Ekipit të drejtuar nga Ilir Daja, i nevojitet patjetër fitorja për të mbajtur shpresat për kualifikim.

Po ashtu duhet që me patjetër që lideri i grupit C, ta mposhtë Astanan.

Loja nisë nga ora 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.