Sondazhet më i ri i Reutersit, kush po udhëheq, Harris apo Trump?

Sondazhet më i ri i Reutersit, kush po udhëheq, Harris apo Trump?

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë), ku do të ballafaqohen republikani, Donald Trump dhe demokratja, Kamala Harris.

Një sondazh i ri nga Reuters/Ipsos e vendos Harrisin tre përqind përpara Trumpit në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas sondazhit, demokratja ka mbështetjen prej 45 për qind të votuesve krahasuar me 42 për qind për ish-presidentin amerikan.

Mes votuesve të mundshëm, 59-vjeçarja ka gjithashtu një avantazh prej tre për qind, gjegjësisht 47 me 44 kundrejt 78-vjeçarit.

Vlen gjithashtu të theksohet se sondazhet kanë një marzh gabimi prej +/-3 për qind.