
Solli medaljen e artë në Kosovë, Sadiku: E synova gjatë, dhe e arrita (VIDEO)
Boksierja Donjeta Sadiku ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.
Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku mposhti bindshëm kundërshtaren e saj nga Kazakistani, Volossenko Rimma, me një rezultat të pastër 5-0, njofton Klankosova.tv.
Në një intervistë për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Sadiku theksoi se kundërshtarët e saj ishin të njohur për të, dhe se boksierja nga Kazakistani ishte më e madhe në moshë dhe kishte më shumë përvojë.
Megjithatë, ajo ka treguar se ka qenë në një nivel më të lartë se ato, duke e shfaqur këtë në ring.
“Ka qenë një eksperiencë ndryshe nga të tjerat, sepse kam kaluar një periudhë ku nuk isha plotësisht e kënaqur me arritjet e mia. Ka qenë sfiduese vetëm pjesa deri në ring, por pas kësaj, gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Sadiku.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme: