
Smajl Latifi viziton OVLUÇK-në në Has dhe nderon dëshmorët
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 16, Smajl Latifi, aktualisht kryetar i Rahovecit, ka vizituar OVL të UÇK-së – Dega në Has, ku u prit nga kryetari Xhevdet Thaçi, bashkëluftëtari e bashkëveprimtari i tij, si dhe nga shumë miq të tjerë, bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë të tij që nga vitet e para-luftës, burra të fjalës, të fortë e të ndershëm.
“Së bashku bëmë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve në Memorialin e UÇK-së “Porta e Lirisë”, duke nderuar sakrificën sublime të atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”.
“Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit dhe respekt i thellë për të gjithë ata që mbrojtën dinjitetin dhe idealet tona kombëtare! Hasi mund të përshkruhet vetëm në një mënyrë: Heroizëm. Atdhedashuri. Sinqeritet”, ka shkruar Latifi në Facebook.