Smajl Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Smajl Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

“E nisa ditën me energji pozitive, me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në Rahovec, ku së bashku mbollëm lule dhe pemë në oborrin e çerdhes. Fëmijët, përmes këtij aktiviteti, mësojnë rëndësinë e kujdesit për natyrën dhe të mbrojtjes së mjedisit”, ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka treguar se më pas, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga SHL Kosova, ku bashkë me të rinjtë diskutuam për sfidat mjedisore, angazhimin e tyre dhe përkushtimin tonë institucional për të çuar përpara projektet e gjelbra.

“Pas kësaj, me bashkëpunëtorë, vizituam edhe punëtorët e Kompanisë Rajonale të Pastrimit ‘Ekoregjioni’, të cilët po bëjnë pastrimin e hapësirave përgjatë rrugës rajonale në drejtim të Malishevës. Më vonë do të publikojmë edhe pamje nga aktivitetet që po zhvillohen në shkollat tona, ku nxënësit, në bashkëpunim me mësimdhënësit, po kujdesen për pastrimin e hapësirave brenda dhe jashtë shkollës. Çdo hap i vogël që bëjmë sot ka ndikim të madh nesër. Le të angazhohemi çdo ditë për mbrojtjen e mjedisit dhe të krijojmë një botë më të pastër e më të shëndetshme për të gjithë ne!”, ka thënë Latifi.