Smajl Latifi: Qytetarët do të na japin masivisht besimin në zgjedhjet e 9 shkurtit

Smajl Latifi: Qytetarët do të na japin masivisht besimin në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, i cili është edhe njëherësh kandidat për deputet në listën e AAK-së, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Suharekë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët tashmë po e shohin që ndryshimi i qeverisjes është i domosdoshëm.

“Qytetarët tashmë po e shohin që ndryshimi i qeverisjes është i domosdoshëm. Suhareka, adresën për zgjidhjen e problemeve të tyre po e sheh në AAK, andaj me një pritje madhështore na e konfirmuan që do të na japin masivisht besimin në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ashtu siç na e dhanë e nuk u zhgënjyen në zgjedhjet lokale. Faleminderit, Suharekë!”, ka shkruar Latifi.