Smajl Latifi në Klinë: Prin fuqishëm lista për Kosovën Fituese
Kryetari i Rahovecit dhe kandidat për deputet nga AAK-ja me numër 16, ka marrë pjesë në tubimin e sotëm në Klinë.
“Në Klinën e udhëhequr nga Prof. Dr. Zenun Elezaj, prin fuqishëm lista për Kosovën Fituese”, ka shkruar në Facebook Latifi.
Ai ka thënë se puna e mirë e kryetarit Elezaj po shpërblehet me besim nga qytetarët e Klinës, e kjo punë e mirë do të vazhdojë për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët meritojnë njerëz punëtorë në krye të vendit.