Smajl Latifi, ndër kryetarët me më shumë premtime të realizuara

Smajl Latifi, ndër kryetarët me më shumë premtime të realizuara

Instituti GAP ka lëshuar një grafik për përmbushjen e deritanishme të premtimeve nga kryetarët në komunat në për Kosovë dhe sipas këtij instituti, që cilësohet serioz, Smajl Latifi deri tani ka përmbushur 53 premtime, apo 63.5% të premtimeve – 14 muaj pa përfunduar zyrtarisht mandati qeverisës.

Sipas institutit GAP, qeverisja e Latifit renditet më lartë se shumë komuna tjera që marrin lëvdata të konsiderueshme për punë, bie fjala këtu edhe në krahasim me Suharekën.

Nga 84 premtime gjithsej që i ka koleksionuar ky institut nga fushata e zgjedhjeve, 53 premtime cilësohen si të përfunduara, apo 63.5% nga totali.

21 premtime konsiderohen gjysmë të përfunduara.

Ndërkaq 8 premtime kanë filluar, përfshirë këtu edhe Sheshin Qëndror të Qytetit, që konsiderohet arra më e fortë për kryetarin aktual Smajl Latifi, pasi është në garë të madhe me kohën për përmbushjen e këtij premtimi madhor e historik për qytetin.

Ndërkaq, në 2 premtimet që nuk kanë filluar ende, është premtimi për shpalljen e Rahovecit si Zonë të Veçantë Bujqsore, premtim që si duket do të mbetet i parealizuar, pasi bashkëpunimi i Qeverisë me komunën kurrë s’ka qenë me i dobët, duke marrë parasysh se kërkesat për këtë pikë injorohen, shkruan Rhoveci24.