Smajl Latifi: Më 9 shkurt, të gjithë bashkë, për Rahovecin dhe Kosovën fituese
Kryetari i Rahovecit, kandidati për deputet me numër 16 në listën e AAK-së, Smajl Latifi, ka bërë me dije se kanë hapur fushatën zgjedhore.
Sipas tij, Rahovecit dhe Celina janë zëri i fitores.
“Rahoveci dhe Celina rrezatuan energji, bashkim, shpresë dhe optimizëm. Mes qytetarëve të përkushtuar, simpatizantëve dhe aktivistëve tanë të palodhshëm, nisëm fushatën zgjedhore”.
“Me kandidatët tanë, Saranda Salltekun, Afrim Dinën dhe Ardian Ramën, po ndërtojmë një ekip që mishëron vizionin dhe vlerat e qytetarëve tanë. Rahoveci meriton më shumë, Kosova meriton më shumë, dhe këtë do ta arrijmë me besimin tuaj. Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme! Më 9 shkurt, të gjithë bashkë, për Rahovecin dhe Kosovën fituese”, ka shkruar Latifi në Facebook.